Një burrë 47-vjeçar vrau djalin e tij 11-vjeçar në një apartament në Rivara, afër Torinos, pastaj edhe veten, raportojnë mediat në Itali.
Para se ta kryejë këtë akt, burri kishte bërë një postim në Facebook, ku shkruhej “Askush nuk mund të na ndajë. Ne po shkojmë në një udhëtim të gjatë”.
Burri i cili ishte punonjës i një firme inxhinierie, nuk kishte leje për armën, transmeton Gazeta Express.
Ndërsa, nëna e djalit, e cila ishte ndarë nga burri para 18 muajve, e quajti ish-burrin e saj “frikacak”. Ajo kishte qenë bashkë me të për 12 vjet.
“Ai më fajësoi mua për gjërat që nuk ishte në gjendje t’i adresonte. Ata (babai dhe djali) ishin shumë të afërt. Në rastin më të keq, mendova se ai mund të më lëndonte mua, jo djalin tonë. Gjithçka dukej normale”, tha ajo