Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar mbrëmë një person të dyshuar pasi që i njëjti kishte sulmuar bashkëshorten tij së bashku me fëmijë, raporton Gazeta Express.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se në kohën kur i dyshuari kishte kryer sulmin, kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë fizike dhe sulmuar bashkëshorten e tij së bashku me fëmijë. I dyshuari në kohën kur e kishte kryer sulmin dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim të policisë.