Një baba psikopat ka ekzekutuar me armë të bijën e tij duke e qëlluar 20 herë, kur ajo refuzoi t’i tregonte se ku ndodhej e ëma pas ndarjes.
69 vjeçari Mustafa Ali Yilmaz, u përplas me makinën e të bijës në Balikesir, Turqi, e nxorri atë me forcë nga mjeti dhe e pyeti për adresën e ish-gruas së tij.
I ati e kishte ndjekur me makinën e tij, dhe më pas e përplasi duke e nxjerrë nga rruga.
Mediat lokale thonin se më tej ai kishte nxjerrë me forcë të bijën jashtë makinës, duke i kërkuar të dite ku ndodhej e ëma.
Kur vajza refuzoi të tregonte ai e kishte qëlluar me 20 plumba, 11 prej të cilave në kokë.
Babai u largua në këmbë nga skena ekrimit por u kap më tej nga policia lokale ende me pistoletën e krimit në dorë.
Nëna e viktimës Gulden Yilmaz ishte divorcuar prej tij në janar 2019.
Gjatë seancës gjyqësore në Balikesir Burhaniye, Yilmaz pretendoi se kishte destabilitet mendor.
Gjykimi është pezulluar për të bërë vlerësimin psikologjik të të akuzuarit.
Muajin që shkoi një burrë preu në fytyrë bashkëshorten e tij në Stamboll, kur mësoi se komunikonte me një shok mashkull në rrjetin Instagram.