Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish komandantin e përgjithshëm të Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Azem Sylën.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga avokati, Besnik Berisha.
“Po, është e vërtetë, Azem Syla është ftuar nga Specialja”, ka thënë Berisha
Kujtojmë se vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja.