Në kuadër të projektit “One for All” i implementuar nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra e Rinisë në Ferizaj për më shumë se shtatë muaj janë zhvilluar me dhjetra aktivitete në katër komuna, ajo e Ferizajt, Shtërpcë, Kaçanik dhe ajo e Vitisë, shkruan Telegramisot.com
Ky projekt është mbështetur nga Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ programi YES(Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional).
Mbi dhjetra të rinjë dhe të reja të grup-moshës 15 deri 35 vjeç kanë përfituar nga trajnimet në fushën e Gastronomisë (kuzhinë), trajnimi në IT, trajnimi në fushën e fotografisë, trajnimi në fushën e dizajnit grafik, trajnimi në aftësi të buta (softe skilles). Gjithashtu janë zhvilluar me dhjetra aktivitete në fushën e ngritjes profesionale të të rinjve.
#AVONET
#QRF
#GIZ