Avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, ka thënë se Gjykata Speciale është e Kosovës, por aty nuk ka asgjë nga Kosova.
Hooper ka thënë se Specialja nuk ka asnjë emblemë të Kosovës dhe kjo është një çështje që sipas tij duhet t’i kushtohet vëmendje, shkruan Reporteri.net.
“Në këto pretendime jo vetëm që është një njollë për Kosovën dhe kosovarët por edhe pretendimi kryesor që u krijua kjo gjykatë e Kosovës. Une e them të Kosovës, por këtu nuk ka asgjë nga Kosova. Nëse do të ishte e Kosovës, mund ta kishit këtu shqiponjën e zezë me të kuqe ose gjykatësi do të kishte veshur tesha shqiptare.”, ka thënë ai.
Lidhur me këtë pati një replikë nga gjykatësi, Nicolas Guillou, i cili e pyeti avokatin se përse ai s’ka veshur rroba të kuqe.
“Mund të kishit veshur rroba të kuqe”, tha Guillou duke qeshur.
Ndërsa avokati Hooper i replikoi përsëri gjykatësit.
“Por unë nuk jam avokat i Kosovës”, tha ai, duke theksuar se nuk është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës.