Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të dytën herë.
“Lidershipi i tij në krye të Kuvendit ka qenë kyç në zhvillimet në vitet e fundit që hapën rrugë për avancim të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe integrimin në NATO”.
“Pres që së shpejti të formohet qeveria e re dhe të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona në shumë fusha”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.