Avdullah Hoti tregon çfarë i tha Grenelli në telefon: S’jeni askund me dialog
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ka pranuar telefonatë nga emisari Richard Grenell pasi mori detyrën, shkruan Gazeta Metro.
Hoti në Pressing ka zbuluar se Grenell i kishte thënë se nuk anë askund me dialogun, pasi nuk ka pasur përparim gjatë viteve të fundit.
“Grenell më telefonoi dhe më tha se duhet të kthehemi në procesin e dialogut. Kur e pyeta se ku jemi me procesin, ai më tha se nuk jemi askund pasi që nuk ka pasur aspak përparim brenda dy apo tri viteve”, tha ai.
“Qeveritë e kaluara dëmtuan marrëdhëniet me partnerët tanë. Qeveria Haradinaj politizoi ndërtimin e autostrada dhe ato u bënë tema politike që bllokuan të gjitha proceset”, shtoi ai.
Kujtojmë se Grenell sot deklaroi se në SHBA do të diskutohet vetëm për çështje ekonomike, dhe se ato politike i takojnë BE’së