• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

AUVK: Jan asgjësuar mbi 300 mijë kg produkte ushqimore gjatë këtij viti

25/08/2019 - 10:49:56

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUVK) ka asgjësuar mbi 300 mijë kilogramë produkte ushqimore të dyshimta për konsum gjatë këtij viti.

Zëdhënësi i AUVK-ut, Lamir Thaçi, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se inspektorët e angazhuar janë në terren për të bërë kontrolle të operatorëve ekonomikë, ashtu që produktet që nuk i përmbushin kushtet për konsum të mos bien në duart e konsumatorëve.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
37

“Deri më tani, produktet me origjinë shtazore, afërsisht diku rreth 70 mijë kg/litra, varësisht nga njësia matëse e produktit dhe kemi edhe produkte të tjera të cilat janë asgjësuar. Si produkte, mund të them se deri më tani ka kaluar mbi 300 mijë kg/litra, në total të gjitha produktet nga të tri inspektoratet që veprojnë në kuadër të AUVK-ut”.

Thaçi ka thënë se këtë vit ka pasur vetëm një rast të paraqitur si të dyshuar për produkte të cilat kanë sjellë helmim të njerëzve.

Për këtë, ai ka shtuar se kanë paraqitur fletëparaqitje në gjykatë për të rezultuar me mbylljen e operatorit i cili ka bërë shkelje të ligjit.

“E kemi pasë një rast të dyshuar në Drenas dhe në koordinim me inspektorët komunalë dhe zyrtarë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik janë ndërmarrë të gjitha veprimet. Si autoritete të koordinuara kemi vepruar me kohë dhe janë marrë masat ligjore, është bërë mbyllja ligjore, është bërë mbyllja e restorantit si dhe janë marrë mostrat dhe strishot e nevojshme të cilat kërkohen për hulumtim të rastit kur kemi të bëjmë me dyshimet në helmim. Disa nga mostrat kanë rezultuar pozitive dhe sipas procedurës ligjore ne kemi iniciuar fletëparaqitje për gjykatë, ashtu si kërkohet me ligj”.

AUVK bën edhe inspektimin e pishinave në aspektin hidro-sanitar për të siguruar qytetarët për ujin në pishina, ndërsa Thaçi ka shtuar se gjatë këtij viti nuk kanë marrë asnjë ankesë prej tyre rreth kushteve higjienike në pishinat e Kosovës.

“Ne në muajt e kaluar kemi marrë një aksion dhe i kemi inspektuar pothuajse të gjitha pishinat në nivel vendi dhe niveli i përgjithshëm i kushteve higjieno-sanitare në pishina ka qenë nivel i mirë i cili i ka plotësuar kushtet për operim në punë. Aty ku ka pasë nevojë për vërejtje të vogla teknike të cilat është dashur të kryhen, i kemi evidentuar dhe i kemi dhënë afatet kohore për të gjitha pishinat në nivel vendi dhe ato janë rregulluar. Pishinat në Kosovë posedojnë kushte të cilat ofrojnë shërbime të sigurta për konsumatorë të tyre”.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ditë më parë, ka asgjësuar 21 tonë mish që mbahej në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës që ndodhet në Veternik të Prishtinës.

Thaçi ka deklaruar se ky institucion ka konstatuar se në depon e BIK-ut nuk ka pasur kapacitet për ftohje dhe se ngrirja nuk është bërë me kohë.

Ai thotë se inspektimin e kanë bërë pas kërkesës zyrtare nga BIK-u. Mishi është asgjësuar dhe groposur në deponinë e mbeturinave në Obiliq.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
6
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
37
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje

March 2, 2026
26
Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores
Lajme

Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores

March 2, 2026
1.2k
Sot bëhen 26 vjet nga lufta e gurit të Gradimës
Lajme

Pejës: Ngritet aktakuzë ndaj ish- ish komandanti i UÇK’së për “Pastrimi i parave”

March 2, 2026
100
Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik
Lajme

Smajlaj ngre alarmin: Albini, po kërkon pushtet apsolut dhe po e rrezikon stabilitetin politik

February 28, 2026
30
Next Post

Distria Krasniqi, më lot në sy pas humbjes në gjysmëfinalen

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
  • Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
  • Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi