Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në Mestre të Venecias, ku një autobus ka rënë nga mbikalimi duke përfunduar tek shinat e trenave.
Për pasojë, sipas mediave italiane, autobusi ka rënë në kontakt me telat elektrike dhe ka shpërthyer në flakë. Sipas informacioneve fillestare janë regjistruar të paktën 21 viktima, 12 të plagosur dhe disa të zhdukur. Lëvizja e trenave midis Mestre dhe stacionit Santa Lucia në Venecia është bllokuar.
Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje. Për shkaqe ende të paqarta, autobusi ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një lartësi prej dhjetë metra.