Së paku 24 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar pasi një autobus me të cilin po udhëtonin ra në humnerë në Indonezi.
Autobusi me dhjetëra udhëtarë ra në një humnerë të thellë 150 metra në provincën e Sumatrës Jugore disa minuta para mesnatës së të hënës dhe përfundoi në një lumë, njoftoi policia lokale.
“Ky autobus është përplasur në rrethojën e betonit para se të binte në humnerë. Disa njerëz ende janë të bllokuar në autobus”, tha Dolly Gumara, zëdhënës i policisë lokale, duke shtuar se në këtë aksident nuk ka qenë i përfshirë ndonjë automjet tjetër.
Autoritetet angazhuan ekipe të kërkimit dhe shpëtimit për t’i nxjerrë trupat dhe i dërguan personat e lënduar me spital.
Aksidenti ndodhi në një zonë të skajshme afër qytezës Pagar Alam, duke e vështirësuar punën e policisë dhe ekipeve të shpëtimit për të arrirë te vendi ku kishte rënë autobusi.
Fatkeqësitë në trafik janë të shpeshta në Indonezi, ku shumica e automjeteve janë të vjetra dhe rregullat e komunikacionit shpesh nuk respektohen, shkruan “The Guardian”, transmeton