vDuket vendi i quajtur Matka në Maqedoninë Veriore është bërë një nga destinacionet turistike të pëlqyera nga Kosovarët.
Këtë e dëshmon edhe kolona e sotshme të autobusëve në pikën kufitare në Han të Elezit, shkruan Indeksonline.
Disa autobusë kanë krijuar kolon të gjatë në këtë pikë kufitare. Këto pamje mund t’i shohim çdo të diele pasi kosovarët po e shfrytëzojnë vikendin që të relaksohen në këtë vend turistik.
Matka gjendet vetëm disa kilometra larg kryeqytetit të Maqedonisë Veriore.