Gazetari britanik Tim Judah ka shkruar në orët e vona se gjendja në veri të Kosovës mund të tensionohet
Sipas tij, ushtria serbe është duke u vendosur në afërsi të kufijve në veri të Kosovës, bazuar në raportimet e ndryshme.
“Ushtria serbe raportohet se është duke ju ofruar kufijve të Kosovës dhe Policia e Kosovës tashmë ka zbarkuar në veri. Tërë kjo pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur të njëjtat rregulla për tabelat e regjistrimit serbe ashtu sikurse bënë Serbia për ato të Kosovës. Shtyerja e bërrylave Vucic-Kurti mund të bëhet e rrezikshme”, ka shkruar Judah.
Gjithashtu, edhe mediat serbe kanë filluar të japin të njejtin informim:
Kujtojmë se sot që nga orët e mëngjesit njësitë speciale të Republikës së Kosovës kanë filluar implementimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitetin me targat serbe të automjeteve.