Një vozitës australian, i cili dyshohet të ketë qenë i dehur, është akuzuar për vrasje dhe shkelje të rregullave të trafikuar pasi i goditi për vdekje katër fëmijë në Sydney.
Një veturë e modelit SUV (veturë e lartë) e goditi një grup prej shtatë fëmijësh, të cilët ishin duke ecur nëpër trotuar dhe ishin duke shkuar për të blerë akullore.
Katër fëmijë mbetën të vdekur dhe një tjetër u lëndua rëndë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së shtunës, shkruan “
Vozitësi Samuel Davidson u arrestua në vendin e ngjarjes dhe është duke u mbajtur në ndalim, njoftoi policia australiane.
Organet e drejtësisë tashmë i kanë ngritur rreth 20 akuza kundër tij, përfshirë akuzën për vrasje të shumëfishtë.
Në mesin a akuzave të tjera përfshihet edhe vozitja nën ndikimin e substancave të ndaluara.