Australia ka shënuar 17 vdekje të reja si pasojë e COVID-19 këtë të diel.
Autoritetet e atjeshme deklaruan se në shtetin Victoria, i cili është i goditur më së shumti nga koronavirusi , ka filluar të bie numri i vdekjeve.
Në Australi numri i përgjithshëm i të infektuarve është 24.500 po ashtu janë edhe 502 vdekje.
Kryeministri i Victorias, Daniel Andrews, tha se shteti, i cili është pothuajse në gjysmën e rrugës të bllokimit që ka tash e gjashtë javësh, kishte konfirmuar 208 raste të reja në 24 orët e mëparshme.
Kjo shifër ishte më e lartë se 182 raste të reja të raportuara të shtunën, por ajo ishte akoma më e ulët se mesatarja javore, tha ai.
“Ne do të mposhtim këtë valë të dytë”.
“Dhe atëherë ne do të jemi në gjendje të fillojmë procesin e hapjes. Saktësisht kur kjo është, ne nuk mund t’u japim njerëzve një datë përfundimtare. Por … qëllimi im është që ta përmbyllim vitin me diçka – një COVID normal”, ka thënë Andrews para gazetarëve.
Andrews tha se 11 nga 17 vdekjet e konfirmuara të dielën ishin të lidhura me shpërthimin e viruseve në ambientet e kujdesit për të moshuarit, shkruan Reuters.