Australia nuk regjistroi asnjë rast me COVID-19 të dielën, kjo është për herë të parë pas gati pesë muajve, thanë zyrtarët e atjeshëm të shëndetësisë.
Shteti Viktoria që kishte më së shumti numër të të prekurve për dy ditë me radhë nuk ka asnjë të vdekur nga COVID-19, transmeton Klan Kosova.
Ministri i Shëndetësisë në Australi, Greg Hung, ka thënë se kjo është dita më e mirë atje që prej 9 qershorit kur janë shfaqur rastet e para me koronavirus.
“Faleminderit të gjithë punonjësve tanë të mahnitshëm të shëndetit dhe të gjithë njerëzve të Australisë”, ka shkruar Hunt në Twitter, shkruan Reuters.