Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka qenë i ftuar të mërkurën e 25 majit në emisionin e mëngjesit në T7, “#Gjesi” ku ka folur për sektorët e bizneseve të cilët kanë evazion fiskal të potencialit të lartë e që janë, ndërtimtaria, gastronomia, hoteleria, turizmi dhe restorantet, përfshirë përdoruesit e rrjeteve sociale “Facebook”, “Instagram”, “Tik-Tok”, e të tjera që tash e tutje do të kenë obligim pagesën e tatimit.
Ai tha se bizneset duhet ta kuptojnë drejt obligimet që i kanë për të paguar.
“Njëra nga aktivitetet që do të jetë në fokus gjatë këtij viti është qe ne të identifikojmë këtë grup të bizneseve, që krijojnë të ardhura dhe në anën tjetër nuk paguajnë detyrimet tatimore”, tha Murtezaj në T7.
Duke qenë se vera është një sezon shumë e ngjeshur për këtë grupe të lartpërmendura, Murtezaj tha se e kanë përgatitur një plan të detajuar.
Për të kuptuar më shumë se çfarë ka thënë për këto sektore private, e kuptoni duke klikuar në video.