Sipas njoftimit, ATK do të heq ndëshkimet për të gjithë tatimpaguesit të cilët kryejnë pagesën e plotë të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit.
Pra, heqja e ndëshkimeve bëhet për të gjithë tatimpaguesit, nëse: • Tatimpaguesit bëjnë pagesën e njëhershme të tatimit bazë (kryegjësë) dhe interesit; • Tatimpaguesit bëjnë marrëveshje me ATK-në për pagesë me këste; • Tatimpaguesit janë në marrëveshje me ATK-në dhe paguajnë tatimin bazë (kryegjënë) dhe interesin”, thuhet ndër të tjera në njofitm.
Po ashtu, bëhet e ditur se afati për shlyerjen e ndëshkimeve vlen vetëm për tatimpaguesit që përmbushim detyrimin e kërkuar brenda periudhës ligjore deri më 30 qershor.