Zoja Haxhijaj nga fshati Rakohë në Istog ka jetuar vetëm qe tri dekada. 87-vjeçaria ka vetëm pension mujor 90 euro. Media arriti të sensibilizojë në një masë të arsyeshme gjendjen e sajë.
Lidhur me këtë rast , sot reagoi edhe asambleisti i PDK-së në këtë komunë, Labinot Aliaj, i cili kishte vizituar personalisht nënlokën. Sipas Aliaj, situata me gruan e vetmuar 87-vjeçare nuk mund të zgjidhej me ndihmë, por sipas tij, komuna e Istogut dhe kryetari i drejtpërdrejtë Haki Rugova, duhej ta bënin një zgjidhje sepse në këtë komunë është strehimorja për të moshuarit në të cilët jetojnë 18 të moshuar ku vetëm një person është nga kjo komunë. Aliaj i ka kërkuar nga Rugova qe kësaj gruaje të moshuar ti bëhët një vëndë sepse kjo është e vetmja zgjidhje afatgjatë, shkruan Telegramisot
Ky është postimi i plotë i deputetit të Kuvendit të PDK-së, Labinot Aliaj
Të nderuar qytetarë,
Znj. Zojë e kam takuar muaj më parë, kur pas një interviste në Tv Dukagjin, familjari im Henor Dreshaj me dergoi një shumë të hollave për ti blerë gjera ushqimore dhe une me knaqsi bera pjesën time.
Ajo prapë u bë pjesë e lajmit ditor, sepse ajo prape vazhdon te jetoj e vetme, prapë vazhdon të frikësohet nga dita e vdekjës që do ta pres e vetme në shtepi.
Por a e dini se :
Në Gurrakoc të Istogut, egziston një shtëpi e pleqve, ku jetojnë 18 rezident (banor) e vetëm një nga ta është Istogas ?
A e dini së në atë shtëpi, të moshuarve nuk ju mungon asigjë, duke filluar nga stafi mjeksor e deri tek gjërat ushqimore.
A nuk do duhej të behën një vend edhe për znj. Zojë, që këto vite të jetës që i ka, ti kaloi më shoqeri dhe nën kujdesin e një stafi të mrekullueshëm.
Mendoi që kryetari z. Haki Rugova dhe drejtori z. Mujë Osmanaj do duhej të bënin leshime për këtë rast ( duke e ditur qe vetem ata te cilet nuk kane femije biologjik pranohen aty), e kjo grua të vendoset aty në mesin e pleqve tjerë.
Shprësoi e bësoj që shpejtë do ta shohim znj. Zojë aty në mesin e pleqve duke e pasur të koka e saj mjekun, pastruesen dhe kuzhinjeren.
Unë kam besim që kjo mund të ndodhë!