Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.
Në një konferencë të përbashët Kurti dhe Mustafa thanë që kjo Qeveri do të ketë 15 ministri dhe 33 zv-ministra.
6 ministri për LVV-në, 6 për LDK-në dhe tre ministri për minoritetet.
Këto dy subjekte politike kishin premtuar që Qeveria do të ketë 12 ministri, për këtë Kurti e ka një sqarim.
“Projekti me 12 ministri ka qenë tendencë e jona, por për shkak të struktave që nuk mund të kemi super-ministri kemi konstaluar që me 12 ministri do të ishte më mirë”, u shpreh Kurti në një konferencë për media.