Bukuroshja e njohur, Arta Nitaj, konfirmoi së fundmi se ka shtuar një tatuazh më shumë në trupin e saj.
Ajo ka realizuar një tjetër tatuazh në këmbën e saj të majtë, teksa nuk e ka zbuluar domethënien e tij për fansat.
Sido që të jetë, modelja dhe ish-aktorja e “O Sa Mirë” vazhdon të jetë shumë e përfolur për imazhet atraktive që ndan me fansat në rrjetet sociale.
Së fundmi, bukuroshja me prejardhje nga Peja publikoi për ndjekësit e saj një tjetër fotografi me përmbajtje provokuese në InstaStory.
Ajo ka pozuar e zhveshur në një vaskë në banjë, teksa nuk ka bërë të ditur nëse imazhi në fjalë është thjeshtë fotografi rastësore apo është shkëputur nga xhirimet e një projekti të ri.
Arta ndërkohë kishte premtuar se do të niste një program të ri televiziv këtë vit në RTV Dukagjini, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Ajo mbahet mend si aktore në hit serialin “O Sa Mirë”, por edhe si protagoniste në klipe të disa prej emrave të njohur të estradës.