Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person të kërkuar për pesë vepra penale, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe publikimit të fotos së tij në media. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Tim Kajtazi,
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se “pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 02.12.2019 është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë”.
Pas arrestimit, i dyshuari është dërguar ne vuajtje dënimi në Qendrën Korrektuese Dubravë. Ai kërkohej për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Posedim të narkotikëve”, “Dhunë në familje” dhe “Shmangie nga pagesat e tarifave të detyrueshme doganore”.