Një shqiptar i dënuar me 100 vite burg është arrestuar mbrëmë në Koropi të Greqisë. Media greket raportojnë se ishte ora rreth 20:15 kur forcat e policisë panë një person duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë.
Ata u përpoqën ta kontrollonin, por shqiptari në përpjekje për t’i shmangur i sulmoi duke tentuar që të arratiset, por ai u arrestua.
Nga kontrolli u zbulua se shqiptari ishte i armatosur me një pistoletë dhe dy thika, të cilat nuk i përdori në momentin që u rrethua dhe arrestua.
Nga verifikimet në komisariat rezultoi se shqiptari ishte arratisur nga burgu duke shkelur një leje që i ishte dhënë në 2019, por që nuk u rikthye më në qeli.
I arrestuari sipas medieve në vendin fqinj rezultoi se ishte dënuar me 100 vjet burg për një seri krimesh, duke përfshirë vrasje në seri, grabitje, vjedhje dhe për armëmbajtje pa leje, etj./abcnews