Një i dyshuar është arrestuar në qytetin e Deçanit për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautrozuar të armës.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Deçan, ёshtё informuar nga njё qytetar, se njё person i dyshuar kishte dalё nё rrugё me armё zjarri tё cilёn e mbante nё dorё. Njësitet Policore pranё Stacionit Policor Deçan, menjёhere iu kanё vendit tё ngjarjёs, personi i dyshuar ёshtё arrestuar dhe nga i dyshuari”, thuhet në njoftimin e PK-së
Tek i dyshuari pas arrestimit janë konfiskuar një armë AK-47, një karikator i së njëjtës armë dhe dhjetë fishekë të kalibrit 7.62x 39mm.
I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit policor.