Gjykata ia kishte ndaluar t’i afrohet një burri, por një grua nga Suhareka raportohet se i kishte shkuar madje në shtëpi dhe e kishte ngacmuar e shqetësuar.
Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, nuk dihet se çfarë raporti kishin mes vete, por e dyshuara është arrestuar për ngacmim ndaj tij.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se kishte shkuar te shtëpia e viktimës të cilin e kishte shqetësuar dhe ngacmuar. E dyshuara me vendim të gjykatës e ka të ndaluar t’i afrohet viktimës pasi ai ka urdhër mbrojtës”.