Ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë Jurgis Çyrbja është arrestuar mbrëmjen e të dielës me urdhër të SPAK.
Bashkë me ish-deputetin është arrestuar edhe një person tjetër i quajtur Ahmet Masha.
Ish-deputeti i PS, bëhet me dije se është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Pasi ka mandatin e deputetit, më 11 tetor, Çyrbja u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre” gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit.