Policia ka njoftuar se një i mitur është arrestuar dje në Fushë Kosovë.
I njëjti është arrestuar pasi që viktimës femër kosovare fillimisht i kishte ekspozuar një thikë e më pas kishte hyrë në banesën e viktimës dhe i kishte vjedhur dy telefona, të cilët janë gjetur tek i dyshuari dhe janë sekuestruar.
Policia po ashtu njofton se “në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”