Një femër në Mitrovicë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një mashkull.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal Mitrovicë, e cila gjatë intervistimit ka deklaruar se nga i dyshuari i lartcekur është dhunuar disa herë seksualisht.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet.