Policia ka prangosur një grua dje në fshatin Bec të Gjakovës pasi në prezencë të policisë ka kanosur me thikë dy femra.
Kanosja ka ardhë si pasojë e një mosmarrëveshjeje, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Bec, Gjakovë 14.04.20021-12:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje në prezencë të policisë ka kanosur me thikë dy viktimat femra kosovare. Mjeti-thika me të cilin është kryer kanosja është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit dërgohet në mbajtje.