Ish-deputeti i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos është vendosur në arrest shtëpiak në Bruksel, pas një urdhër-arresti europian të lëshuar kundër tij.
Një ditë më parë, Parlamenti Evropian i hoqi atij imunitetin, pas dënimit në vendin e tij me 13 vjet e tetë muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë”.
“Eurodeputeti grek do të transferohet për 48 orë në ambientet e paraburgimit të një stacioni policor në Belgjikë dhe më pas do të sillet para një gjykatësi, i cili do të vendosë nëse do ta ekstradojë ose jo në Greqi”, shkroi CNN.gr, raporton ATSh.
Vetë Lagos shkroi në Twitter: “Unë jam në një makinë të policisë belge. Hajdutë, ateistë dhe antigrekë po më dërgojnë në burg. Unë mbetem besnik i Krishtit dhe Greqisë”.