Aktivistët e PSD-së janë arrestuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës, pas aksionit që kanë bërë në oborrin e Ministrisë të Drejtësisë,
PSD-ja po zhvillonte një aksion tek Ministria e Drejtësisë, ku në veturat e kësaj ministrie kishte shkruar fjalën “Zhvatës”.
“Mbi 2 milionë euro në vit një kompanie private. Pa konkurencë. Monopol. Çmim 5 fish më të shtrenjtë, 90% e të cilit është fitim për kompaninë. Kompani me 3 punëtorë. Arsyetimi? Skandaloz. E paska nisur qeveria e kaluar. Pra këta qenkan vetëm vazhdimësi, jo ndryshim. Këtë na e tha Hysen Durmishi dje. Këtë po e thotë Albin Kurti përditë”, kanë shkruar PSD–ja në njoftimin e bërë në Facebook.