Të hënën në Malishevë një person është arrestuar për dhunë në familje pasi ka sulmuar fizikisht dy familjarë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte demoluar orenditë shtëpiake dhe më pas dhe kishte sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër kosovare”.
“Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor”.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.