Përderisa rajoni lindor i Australisë është përfshirë nga më shumë se 100 zjarre, policia lokale i ka nisur hetimet për shkaktarin e tyre. Autoritetet e kanë arrestuar një djalë 14 vjeç pasi dyshohet për ndezje të qëllimshme të zjarrit.
Të martën, komisionerja e policisë në Queensland, Katarina Carroll, njoftoi se e ka themeluar një task-forcë për t’u marrë me hetimin e tetë zjarreve dhe tha se në disa prej tyre duket se kanë qenë të përfshirë fëmijët.
Zjarret në natyrë përhapen çdo vit në këtë zonë. Tash për tash, më shumë se 130 zjarre janë aktive në rajonet Queensland dhe NeW South Wales.
Një djalosh 14 vjeç është ndaluar nga policia të hënën pas hetimeve për një zjarr që i shkatërroi një sipërfaqe me shkurre dhe një depo.
Në 130 vjetët e fundit, prej kur ka nisur regjistrimi i zjarreve, rajoni Queensland nuk ka pasur asnjëherë më shumë zjarre në natyrë. Kështu tha inspektori i shërbimeve emergjente, Andrew Sturgess.
Këto rajone zakonisht përballen me zjarre në natyrë në pranverë dhe në fillim të verës. Këto zjarre erdhën pas verës më të nxehtë në histori të Australisë, e cila solli thatësi dhe shumë pak reshje, shkruan “CNN”, transmeton