Policia e Kosovës ka kryer sot një bastisje në regjionin e Prishtinës dhe Mitrovicës me ç’rast ka arrestuar tre persona për fajde, shkruan Gazeta Express.
Gjatë aksionit janë sekuestruar pesë (5) vetura, tre (3) telefona celular, një (1) llap top, dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.
Bastisja është kryer me urdhër të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Njoftimi i plotë:
Sektori i Hetimeve të Krimeve të Rënda në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda të PK-së, në vazhdimin e hetimit të rastit “Fajdeja”, sot me atën 24.10.2023, ka zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse në pesë (5) lokacione të cilat përfshijnë regjionin e Prishtinës dhe një në regjionin e Mitrovicës.
Gjatë realizimit të operacionit policor dhe kontrollit janë arrestuar tre (3), persona të dyshuar dhe janë konfiskuar në cilësi të provave materiale:
Pesë (5) vetura,
Tre (3) telefona celular,
Një (1) llap top,
Dy (2) USB dhe disa dokumente të shkruar me dorë.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të lëshuar nga Prokurori i rastit, pasi të
përfundohen të gjitha procedurat, personat e dyshuar do të dërgohet në qendrën e mbajtjes për
48 orë për procedura të mëtejme.