Janë arrestuar pesë zyrtarë komunalë të komunës së Gjilanit.
Siç raportohet, arrestimi i tyre është bërë ngaqë ata duke keqpërdorur pozitën zyrtare, nuk kishin intervenuar në parandalimin e pandemisë COVID-19 në disa lokale në këtë komune.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë në mbajtje për 48 orë dhe rasti do të vazhdohet.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar dy femra dhe tre meshkuj kosovarë, për shkak të dyshimit se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare duke mos intervenuar ne parandalimin pandemisë Covid-19 dhe rënë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.