Janë arrestuar 4 persona të dyshuar, pasi që në bashkëpunim kanë kultivuar substanca narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe janë sekuestruar pajisje laboratorike që janë përdorur për kultivimin e bimëve narkotike.
Laboratori është gjetur në fermën e njërit prej të dyshuarve. Ndërsa në bodrumin e shtëpisë, pronë e njërit prej të dyshuarve është gjetur një laborator për kultivimin e bimëve narkotike si dhe 130 fije të mbjella me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë të cilat janë konfiskuar.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.