Janë arrestuar pesë persona në rrugln Fahri Fazliu në Prishtinë pasi të njëjtit dyshohet se janë rrahur mes vete.
Me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në neuropsikiatri për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi:
Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë / 05.10.2024 – 09:10. Janë arrestuar pesë (5) të dyshuar kosovar nën dyshimin se për motive të panjohura janë rrahur në mes veti. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në QKUK në repartin e neuropsikiatrisë për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit tjerë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.