Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e asistuar nga njësi tjera relevante të
Policisë, kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “fajde”, “detyrim” dhe “kanosje”
Personat e arrestuar me këtë rast janë I.M., i lindur më 1976 m/sh/k, dhe K.M., i lindur më 1997 m/sh/k.
Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë nga njësitet policore duke pranuar paratë-fajdenë prej 2000 eurove.
Nga të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar 2000 euro para të gatshme, një veturë, një pistoletë me 17 fishekë, dy telefona celularë dhe disa dokumente, kontrata të huadhënies.
Policia ka bastisur shtëpitë e të dyshuarve në fshatin Krushë e Vogël në Prizren janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 26 fishekë, tri pistoleta me 120 fishekë, një laptop, bereta italiane me 2 karikatorë, bereta 9mm me një karikator, zastava TT me dy karikatorë, pushkë automatike e llojit dhe kalibrit të panjohur me 3 karikatorë, fletore me shënime dhe dokumentet tjera relevante.
Pas intervistimit, dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.