Policia e Kosovës në bashkëpunim me atë të Shqipërisë (Fast Kosova dhe Albania) kanë prangosur një person që dyshohet se kreu vrasje me pagesë në Kosovë.
Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Dodë Gjikolajn. Ai në tetor të 2018-ës i kishte marrë jetën Haxhi Ahmetit nga Gjakova.
Kësisoj, përmes eksplozivit të montuar në pragun e shtëpisë në Smolicë, që u dirigjua nga distanca, mbeti i vrarë 61 vjeçari.
Kjo vrasje është cilësuar si e para e llojit të saj në të gjithë Kosovën.
Më poshtë, Indeksonline ua sjell pamjet e arrestimit të Gjikolajt.