Ka përfunduar aksioni i policisë tek Ministria e Bujqësisë, aksion ky që ka përfunduar me disa të arrestuar.
Reporteri.net merr vesh se në këtë aksion është arrestuar ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Agim Nuha.
Gazeta ka siguruar edhe pamjet kur i njëjti nxirret në pranga nga ky objekt. Përpos Nuhës, të arrestuar janë edhe disa persona të tjerë.
Nuha është emëruar në këtë pozitë në shkurt të vitit 2020, për çka ishte Reporteri.net media e parë që kishte raportuar.
Lajmin për bastistjen në MBPZHR e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani për Reporterin.
Kelani ka thënë se informacione shtesë rreth këtij aksioni do të jepen pas përfundimit të operacionit.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jipen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.