Kryetarët e komunave kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, teksa ia kanë paraqitur atij kërkesat e tyre për lirim të masave antiCOVID-19,
Në këtë takim u aprovua propozimi që të hiqet kufizimi i lëvizjes.
Po ashtu, njoftohet se lokalet pritet të lejohen të punojnë deri në ora 23:00.
“Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet. Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 23.00”, thuhet në njoftim.