Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, edhe pse është zyratrisht milioner, po e keqpërdorë veturën zyrtare për të bërë fushatë zgjedhore.
Vetura e tij e punës, mbrëmë është parë në afërsi të pikës së Vetëvendosjes në Shtime dhe nëpër aktivitete partiake në këtë komunë.
Ndryshe, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Alim Rama, ka deklaruar se posedon mbi 1.2 milionë euro të gatshme.
Rama në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ka bërë të ditur se ka 1,278,541 euro në banka të ndryshme, përfshirë edhe në Amerikë.
Në Prishtinë ai ka deklaruar se ka para të gatshme 720,252 euro, ndërsa pjesën tjetër e ka në një bankë të Amerikës, që kap shumën prej 558,289 euro.
Më poshtë mund ta shikoni pasurinë e zyrtarit të Vetëvendosjes që e ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.