Laburistët skocezë e emëruan Anas Sarwarin si udhëheqësin e tyre të ri të shtunën, përpara zgjedhjeve për parlamentin e vendit që do të mbahen në maj, transmeton Gazeta Sinjali.
Sarwar, një ish-deputet nga Glasgow pason Richard Leonardin i cili dha dorëheqjen në janar.
Laburistët në zgjedhjet e fundit kishin 23 nga 129 vende në parlament.
“Unë dua t’u them drejtpërdrejt popullit të Skocisë – Unë e di që Laburistët kanë shumë punë për të bërë për të rikthyer besimin tuaj sepse nëse jemi brutalisht të ndershëm, ju nuk keni pasur partinë Laburiste Skoceze që e meritoni”, tha Sarwar.
Partia Kombëtare Skoceze, pretendente për të fituar në zgjedhjet e ardhshme, kërkon një referendum të dytë për pavarësi.
Ndonëse sondazhet tregojnë se këtë e dëshiron edhe popullsia, kjo tendencë po kundërshtohet ashpër nga kryeministri britanik Boris Johnson.