Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që ofrojnë informacione rreth dy anëtarëve të armikut të vjetër, al-Kaedës.
Sipas mediave të huaja, Michael Evanoff, ndihmëssekretari për sigurinë diplomatike u tha gazetarëve se Departamenti i Shtetit po ofronte një shpërblim për dy anëtarët e moshuar të al-Kaedës në Gadishullin Arabik.
SHBA-ja ofron 6 milionë dollarë për informacion mbi Sa’ad bin Atef al-Aëlaki dhe deri në 4 milionë dollarë për Ibrahim Ahmed Mahmoud al-Qosi.
Shtetet e Bashkuara pretendojnë se dy anëtarët e grupit terrorist kanë inkurajuar anëtarët e saj për të bërë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të saj.