• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Amerika e demanton Kurtin: Të pasakta deklarimet e tij, po i ikë çështjeve thelbësore

30/09/2025 - 06:06:07
Kurti pyetet se a do të shkoj në takim te Presidentja?

Departamenti Amerikan i Shtetit ka theksuar se suspendimi i Dialogut Strategjik me Kosovën, është krejtësisht i bazuar në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës.

Nga DASh kanë theksuar se “çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira”.

Lexo më shumë

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
19
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
9

Reagimi i DASH vjen një ditë pas deklaratës së Kurtit gjatë qëndrimit në ShBA, ku tha se arsyeja pse Washingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovës ka të bëjë me mbylljen e strukturave paralele në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për të ikur (shmangur) nga çështjet thelbësore të përfshira. Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara i nxisin partnerët tanë të punojnë në mënyrë konstruktive për të siguruar stabilitet dhe siguri”, ka deklaruar një zëdhënësi i DASh-it për gazetën Nacionale.

Veprimet e Qeverisë në detyrë do të vazhdojnë të vlerësohen nga DASH.

“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ne do të vazhdojmë të bëjmë vlerësimet për veprimet e qeverisë kujdestare. Nuk kemi asgjë tjetër për të njoftuar në këtë pikë”, shtoi zëdhënësi i DASh-it.

Ndryshe, Kurti gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara tha se arsyeja pse Washingtoni ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovës ka të bëjë me mbylljen e strukturave paralele në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

I pyetur gjatë një bashkëbisedimi të sqaronte arsyen e vendimit të kumtuar nga SHBA-ja më 12 shtator, Kurti tha se ai nuk mund të bëjë kompromise me sundimin e ligjit.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“[Arsyeja e pezullimit të Dialogut të planifikuar Strategjik] është për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës, i cili rezultoi të ishte kundër strukturave ilegale serbe dhe këtu nuk mund të bëj kompromise. Nuk mund t’ia lë këtë problem brezit tuaj. Mendoj që brezi im është ai që duhet ta përfundojë këtë”, tha Kurti.

Kurti tha se raporti Kosovë-SHBA është tridimensional: mbrojtje, zhvillim dhe diplomaci. Përderisa në dy shtyllat e para tha se nuk ka probleme, sa i përket diplomacisë, sipas tij, ka “pengesa”.

“Aty ku kemi disa pengesa është në diplomaci, sepse sipas meje, SHBA-ja e konsideron shumë të rëndësishme që ta tërheqë Serbinë nga hemisfera lindore sepse Serbia është e lidhur ngushtë me Moskën dhe ne, duke qenë të palëkundur në sundimin e ligjit, demokracinë, sovranitetin shtetëror dhe integritetin territorial, disa politikanë dhe diplomatë në SHBA vlerësojnë se ne nuk po e ndihmojmë SHBA-në që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. Por, sinqerisht, ky nuk duhet të jetë problemi im”, tha Kurti, duke shtuar se ai përfaqëson interesat e Kosovës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
Lajme

Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës

March 7, 2026
19
Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
Lajme

Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam

March 4, 2026
9
Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
Lajme

Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?

March 2, 2026
42
Abdixhiku premton për 5 miliardë euro investime në Kosovë
Lajme

Abdixhiku: VV dhe PDK po na dërgon në zgjedhje

March 2, 2026
32
Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores
Lajme

Reagon mbrojtja e Veselit: Aktakuza u ngrit pa u vendosur për kërkesën për përjashtimin e prokurores

March 2, 2026
1.5k
Sot bëhen 26 vjet nga lufta e gurit të Gradimës
Lajme

Pejës: Ngritet aktakuzë ndaj ish- ish komandanti i UÇK’së për “Pastrimi i parave”

March 2, 2026
114
Next Post
Sot flet Gjykatës Kushtetuese e Kosovës

Sot flet Gjykatës Kushtetuese e Kosovës

Më të fundit

  • Ramiz Tafilaj: Pse VV po shmang përgjegjësinë e fitorës
  • Ramiz Tafilaj e viziton jetimoren budiste në Vietnam
  • Albin pse spo e propozoni Vjosa Osmanin?
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi