Administrata e presidentit Joe Biden është duke blerë 500 milionë doza të vaksinës Pfizer, të cilat do t’i dhurojë botës, raporton The Washington Post
Presidenti Biden ka planifikuar të njoftojë planin e tij në takimin e kësaj jave të grupit G7 në Britani, pas thirrjeve të shtuara drejtuar ShBA-së dhe vendeve të pasura që të ndihmojnë vendet e varfra me vaksina.
Biden iu tha reporterëve se do të njoftojë për strategjinë e tij të vaksinimit global, shkruan The Washington Post.
Administrata Biden, më parë njoftoi se do të shpërndajë së paku 80 milionë vaksina deri në fund të këtij muaji.
Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë dha detaje se si planifikon të shpërndajë 25 milionë doza, ku 19 milionë prej tyre do t’i shpërndajë përmes Covax dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërsa 6 milionë doza do t’i shpërndajë direkt në shtetet që janë duke pasur vështirësi në procesin e vaksinimit.
Vendet e Grupit G7, këtë javë do të takohen për të diskutuar rreth mundësisë për të zvogëluar hendekun e vaksinimit në botë në mënyrë që pandemia të marrë fund.