Ambasadori i ri i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Valdet Sadiku sot ka arritur zyrtarisht në Washington.
Kjo është bërë e ditur nga profili zyrtar i ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ‘Twitter’, të cilët i kanë uruar mirëseardhje Sadikut.
Ata janë shprehur të gatshëm për sfidat e radhës.
“Të gjithë gati. Mirësevini ambasador Valdet Sadiku! Java e parë e punës është kryer, gati për fillime të reja. Ekipi i kompletuar, të gatshëm për sfidat e radhës”, thuhet në postimin e tyre.
Ambasadori Sadiku është shprehur i nderuar që do t’i shërbejë Kosovës në SHBA.
“Jam i nderuar që kam arritur në Washington DC dhe jam i nderuar që i shërbej vendit tim në nxitjen e partneritetit të ngushtë me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.