Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Christopher Hill dje ka udhëtuar në pjesën jugore të Serbisë për të verifikuar nëse është tërhequr ushtria nga zona kufitare ashtu sic kanë thënë zyrtarët serbë.
Disa media në Serbi kanë raportuar se diplomati amerikan fillimisht zbarkoi në helikopterin e Ushtrisë Serbe në kazermën “Stefan Nemanja” në Rashkë dhe më e vizitoi kazermën “Rifat Burxheviq Trsho” në Novi Pazar. Më vonë u konfirmua se Hill ka shkuar atje me ambasadorin e BE’së në Beograd Emanuele Giaufret.
Atje janë takuar me ministrin e Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Millan Mojsilloviq.
Hill para pak minutash ka njoftuar në platformën X për “misionin” e tij në Novi Pazar. Ka shkruar se “fatmirësisht atje ka udhëtuar me veturë”.
“përndryshe s’do mund të ndaleshim për mantija atje” ka shkruar Hill.
Shtëpia e Bardhë e cila e ngriti alarmin për grumbullimin e trupave serbe në kufi, ka deklaruar se tërheqja e tyre ka filluar.
Ndërkohë ambasadorët e SHBA’së dhe BE’së ende s’kanë folur se cfarë kanë parë në terren.