Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, e ka ftuar ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Heiko Maas, për të pirë kafe në Kosovë.
Heldt ka thënë se Kosova i ka kafet më të mira në Europë, njofton Klan Kosova.
Kjo ftesë ka ardhur pasi Ministria e Jashtme e Gjermanisë e ka publikuar një fotografi të kryediplomatit Mass duke pirë kafe.