Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani, përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook ka dhënë një apel për të gjithë shtetasit kosovarë që kthehen në Gjermani.
Në këtë postim thuhet se në bazë të statistikave të RIK shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani, kanë paraqitur numrin më të lartë të të infektuarve me COVID.
Prandaj, tutje bëhet edhe lutje që të gjithë bashkëkombasit që duan t’i kalojmë pushimet në Kosovë, t’i respektojnë masat e IKSHPK-së.
Ky është postimi i plotë:
Apel
Të nderuar qytetarë,
Në bazë të statistikave të hartuara nga RIK (Robert Koch Institut) shtetasit nga Kosova që kthehen në Gjermani ditëve të kaluara kanë paraqitur numrin më të lartë të infektuarve me COVID 19.
Prandaj, për të gjithë shtetasit tanë dhe bashkëkombasit që kalojnë pushimet në Kosovë:
Luteni që të zbatoni masat e parapara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Republikën e Kosovës- distancë, maska, higjienë!
Luteni që posa të ktheheni në Gjermani nga pushimet të zbatoni udhëzimet e Ministrisë Federale të Shëndetësisë dhe Ministrive të Landeve gjermane për testime në aeroporte ndërsa nëse udhëtoni me makinë apo autobusë të lajmëroheni tek Entet Shëndetësore në venbanimet tuaja dhe të testoheni!
Ruajeni veten sepse me këtë ruani të afërmit tuaj!